COVID-19/ Cilat janë pesë zonat më të nxehta në Tiranë

“Do të vëzhgojmë të gjithë elementët aty ku kemi grumbullime masive, ku kemi rini që grumbullohet më shumë, baret, restorantet jo vetëm tek pjesa e Bllokut dhe shpërndarjen gjeografike të pozitivitetit në Tiranë, por edhe në nivel kombëtar.”

Kjo deklaratë e Komitetit të Ekspertëve u shoqëruar me masa kufizuese të lëvizjes nga ora 22:00-deri në orën 6:00, në të gjithë vendin, masa që vijojnë të jenë ende në fuqi për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

“Që prej fillimit të pandemisë zona e ish-Bllokut është cilësuar si një nga vatrat kryesore të përhapjes së Covid-19, por ndonëse u morën masa duke vendosur edhe orë policore për shkak të frekuentimit të shumtë të lokaleve në këtë zonë. Sërish kjo zonë vijon të mbetet një vatër e nxehtë e Covid-19”.

Epidemiologia Ermelinda Murati thotë se e gjithë Tirana ka raste pozitive me COVID, por 5 janë zonat me numrin më të lartë të të infektuarve:

“Është i përhapur në të gjithë kryeqytetin, janë vatra komunitare, por nuk përjashtohen as vatrat e institucioneve. Vazhdon të jetë problematike zona e Bllokut, Kodra e Diellit, Astiri, Kamza, Fresku“.

Në kryeqytet janë afro 12 mijë raste pozitiv COVID. Ekspertët thonë se numri real i të infektuarve është disa herë më i lartë, pasi disa zgjedhin të bëjnë tampon dhe të tjerë vetëm skaner pulmoni.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.