35-vjeçari pret damarët dhe vdes në banesë

Një ngjarje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke prerë damarët teksa ndodhej në banesën e tij.

“Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën ‘Myslym Shyri’, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të këtij rasti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.