Tirana ‘peshkon’ te rivalët e përjetshëm

Tirana vazhdon punën për përforcimin e skuadrës, me drejtuesit bardheblu që kërkojnë edhe zëvendësuesin e Enur Totre.

Kampionët kanë “peshkuar” te rivalët e përjetshëm, teksa kanë piketuar Sherif Kallakun.

24-vjeçari në sezonin e fundit me Partizanin nuk arriti të shkëlqente për shkak të minutave të munguar, por drejtuesit e Tiranës kanë besim te 24-vjeçari.

Drejtori sportiv Tefik Osmani e njeh mirë pasi kanë luajtur bashkë pikërisht te Teuta. Aktualisht ai është në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit, por nuk është pjesë e planeve të kroatëve për sezonin e ri. Kësisoj do të rikthehet sërish në kampionatin shqiptar, këtë radhë me fanelën bardheblu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.