Tifozët e Romës dhe Feyenoord veçmas dhe në spital

Urgjenca Kombëtare do të dërgojë dy autoambulanca pranë stadiumit “Air Albania”, njëra do të qëndrojë pranë tunelit dhe tjera në ambientet e jashtme, për të qenë në gatishmëri për çdo të papritur.

Gjithashtu do të jenë në dispozicion shtatë ekipe infermierësh,  një prej tyre në tribunën VIP, ndërkohë që të tjerët do të jenë ekipe në lëvizje.

Për të shmangur konfrontime, në rast se do të ketë nevojë për shoqërime në spital, tifozët e holandezë do të transportohet drejt spitalit  të Sanatoriumit, ndërsa ata italianë drejt Traumës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.