Thirrje dhe propagandë ekstremiste, SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 56-vjeçarin e akuzuar për terrorizëm
Dërgohet për gjykim 56-vjeçari Ibrahim Lekica, i akuzuar për terrorizëm.
Referuar përmbajtjes së shkrimeve të publikuara nga ky i pandehur (duke filluar nga data 22.09.2021 e në vijim) nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, transkriptimit dhe përkthimit të videove nga gjuha e huaj (arabe) në atë shqipe, është arritur në konkluzionin se, postimet e kryera përmbanin elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.
Nëpërmjet postimit të përmbajtjes së shkrimeve nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje/ propagandë që të shtyjë personat lexues/ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë “xhihadin”, është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut, ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.
Sorry, the comment form is closed at this time.