Tërmet në Korçë/ Lëkundje në mesnatë, ndjehen për disa sekonda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në rajonin e Korçës, në mesnatë.

Tërmeti me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter, raportohet se ka epiqendër fshatin Stropan të Devollit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Korçës dhe kanë zgjatur për disa sekonda.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.