Tentuan të transportonin drogë drejt Maqedonisë së Veriut, lihet në burg punonjësja e AKSHI dhe dy bashkëpunëtorët

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 28 vjeçaren Erisa Ferro, Likmet Bashën dhe 17 vjeçarin M. K. Prokuroria ka kërkuar për tre të arrestuarit, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, masën e sigurisë arrest me burg, masë të cilën gjykata e ka lënë në fuqi.

28 vjecarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga policia e Korçës dy ditë më parë teksa tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kg kanabis sativa. 28-vjeçarja ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.AKSHI reagoi thënë se kanë nisur procedurën për shkarkimin e saj nga puna. “Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.“, thuhej në njoftim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.