Tensione te “Filologjiku”, studentët përplasen me policinë në hyrje të fakultetit
Kanë nisur tensionet në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid.
Studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.
Studentët janë revoltuar nga ky vendim dhe përplasen me policët, duke iu kërkuar që t’i lejojnë të hyjnë brenda.
Sorry, the comment form is closed at this time.