Tension para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën pemës së Krishtlindjes (Foto)
Protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës, pasi tentuan ta rrëzonin e me sa duket nuk mundën, në këto momente i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjes, e vendosur para derës hyrëse të godinës qeveritare.
Protestuesit shfaqen të irrituar dhe mes turmës dëgjohen thirrjet: “Poshtë diktatura”, “hiqini kapelet” drejtuar policëve.
Vetëm pak minuta më pas, ata kanë rrëzuar pemën, dhe kanë vijuar të gjuajnë në drejtim të policisë me sende të forta.
Sorry, the comment form is closed at this time.