KLSH kallëzon në SPAK 6 bashkiakë të Kurbinit për një tender

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka ushtruar një auditim pranë Bashkisë së Kurbin për periudhën 1 janar 2019 deri më 20 qershor 2020.

Nga ky auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç faza I, Bashkia Kurbin”, që bie në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij.

Për këto shkelje, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzimin penal për zyrtarë të Bashkisë Kurbin për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.