Temperatura deri në -1 gradë celsius dhe reshje shiu, moti për ditën e sotme

Shqipëria vijon nën dominimin e një sistemi të fuqishëm vranësirash gjatë gjithë 24-orëshit duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zonën malore, sasi më të konsiderueshme të reshjeve do ketë zona veriore dhe qendrore. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së hënës.

Temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes, por në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15 °C.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë 5 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.