Të shtruarit në spital nga Covid, 49 % më pak se një vit më parë

Të shtruarit në spitalin Covid janë 49 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në Nëntor të 2020 tek spitali Covid 1, 2 dhe 3 ishin të shtruar 370 pacientë, ndërsa këtë vit 50 % më pak. Sipas mjekëve kjo situata i atribuohet vaksinimit masiv në popullatë.

“Krahasuar me një vit më parë, natyrisht kemi një trend më të ulët të numrit të shtrimeve që paraqiten në infektiv, por jemi një vit pas. Çka do të thotë ka filluar procesi i vaksinimit ose një pjesë e popullatës ka rënë në kontakt, por që është një përqindje e vogël”, thonë mjekët.

Por ditët e fundit po vihet re një rritje e të shtruarve në spital, deri në 30 persona në ditë të grupmoshës nga 25 vjeç deri tek mosha e tretë.

“Nëse do i referohemi javët dhe muajt e fundit mund të themi jemi në një trend të njëjtë madje me të një tendencë të lehtë në rritje në spitalin infektiv Covid 1 për hospitalizim dhe kryesisht rastet që paraqiten në urgjencën tonë janë rastet mbi format e moderuara dhe kryesisht të rënda. Kemi 25 raste në ditë, ditët e fundit ka trend në rritje në 30 raste në ditë të hospitalizimeve”, shprehen mjekët.

Fatmirësisht në dy vite pandemi, në spital nuk është paraqitur asnjë rast riinfektimi.

“Nuk ka raste të riinfektimeve që janë paraqitur në Infektiv”.

Problem mbetet paraqitja e pacientëve në gjendje të rënduar në spital me probleme respiratore, për të cilët mjekët thonë se mbi 94 % të pavaksinuar.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.