Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë te rruga “Ferit Xhajko”, zona e njohur si “Restorant Durrësi”.

Konflikti që nisi me sende të forta ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri.

Nga konflikti një person është plagosur me sende të forta dhe jo me armë.

Ndërsa personi tjetër që u përfshi në sherr dyshohet se qëlloi me armë në ajër dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.