PROTESTA/ Të rinjtë, marshim nga sheshi ‘’Skënderbej’’. 900 policë, në gatishmëri
Sot pritet të mbahet protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rashës në kryeqytet.
Policia ka marrë masat edhe për këtë protestë, duke vendosur 900 efektivë në terren, kryesisht të përqëndruar tek institucionet kryesore, si Kryeministria, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo dhe tek institucionet që ndodhen afër itinerarit të marshimit të paralajmëruar nga protestuesit.
Po ashtu edhe autobotë gjenden në gatishmëri mbrapa Kryeministrisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme dhe dy Drejtorive të Policisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës.
Sorry, the comment form is closed at this time.