Të rinjtë lodhen nga leksioni, Rama: Shoh disa që po ikin për qofte

Në një fjalim të ngjashëm me leksionet në auditorët e universiteteve, Edi Rama po u shpjegon të rinjve të FRESSH çfarë është politika.

Por fjalimi i gjatë i tij duket se ka sjellë dhe lodhje tek të rinjtë, që shihen duke dalë në grupe të vogla nga Amfiteatri.

“Shoh disa që po shkojnë për qofte, por edhe kjo është pjesë e marrjes me politikë. Shkon te liqeni, sheh vajza të bukura. Eshtë ditë me diell, dëgjon njërin që flet si mund të shkosh përpara, se mbledhja mund të mos mbarojë, pasi oreksi mund të ketë filluar. Nuk dua t’i dal para urisë që ka filluar fjalimin e vet”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura tek të rinjtë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.