“Të merren masa”/ Drejtoria Detare njofton përkeqësim të motit

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se pritet një përkeqësim i motit në orët në vijim në të gjithë bregdetin.

Me një postim në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se priten erëra të forta me drejtim nga jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet që të merren masat e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.