“Të luftojmë nga rruga deri në…”/ Shehu bën thirrje për protesta

Deputeti i PD, Tritan Shehu e quan kabinetin ‘Rama 3”, një qeveri pupacësh.

Sipas Shehut, edhe Gadafi do e kishte zili një qeveri të tillë.

“Qeveria Rama: Qeveri e “pupacëve” në funksion të autokratit.

Një qeveri kjo, tipike për vendet me autokratikë, që dhe Gaddafi dikur do t’ja kishte zili.

Një qeveri pa personalitete, pa vlera politike, pa vlera profesionale. Në fakt asgjë, veteë ai. Një qeveri e autokratit kjo dhe vetem për atë, jo për Shqipërinë! Një model i pandryshueshëm ky i autokratëve”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Më tej, ai bën thirrje për protesta, pasi nënvizon se “nuk ka rrugë tjetër ndryshimi”.

Sipas Shehu, kjo simptomë është e qartë për regjimet, me të cilat duhet përballur kudo, në Kuvend, në institucionet ndërkombëtare, tek partnerët dhe pa dyshim mbi të gjitha në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.

“Kjo është rruga e ndryshimit, se autokratët nuk e pranojnë dialogun, e perceptojnë në mënyrë të deformuar opozitën, demokracinë vetë, nuk respektojnë as marrëveshjet.

Dhe ne e kemi provuar këtë jo pak, nuk duhen patur iluzione!

Ata vetëm duhet të detyrohen, t’u imponohet respektimi i vlerave e rregullave demokratike.

Dhe këtë duhet e mund ta bëjnë njerëzit, forca e tyre, me të cilët duhet dialoguar e biseduar pa fund direkt, apo dhe nëpërmjet atij Kuvendi, ku ne do të bëjmë pjesë si të deleguarit e tyre, bashkëluftuar!

Rrugë tjetër nuk ka për të rivendosur demokracinë, shpëtuar Shqipërinë nga katastrofa, nga degdisja për në hapësirat lindore të autokratëve.

E kemi bërë këtë me sukses disa herë, qe prej 1991, pra mund ta bëjmë përsëri e përsëri të fitojmë!”, shkruan Shehu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.