“Të dehur në timon”/ Qytetarët denoncojnë shkeljet e shoferëve në rrugë

Shkeljet e qarkullimit rrugor janë bërë shqetësim për qytetarët, të cilët nuk hezitojnë t’i denoncojnë në polici.

Falë këtyre denoncimeve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar së fundi një autoveturë tip “Ford” për “parakalime të rrezikshme” në rrugën Shkodër-Velipojë.

Drejtuesi i automjetit A.V., pas testimit për alkool rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.56 mg/l testi i parë, dhe 1.62 mg/l testi i dytë.

Gjithashtu, një tjetër shofer është ndalur pranë sheshit “Karl Topia”, pas denoncimeve nga qytetarët për manovra të rrezikshme në rrugë.

Pas verifikimit me alkool-testues drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.07 testi i parë, dhe 0.80 mg/l testi i dytë.

Po ashtu, Patrulla e Policisë Rrugore ka ndaluar një tjetër shofer, pasi po në gjendje të dehur kryente manovra të rrezikshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.