Të ardhurat, 483 mln euro më shumë/ Rritjen më të lartë, taksat e punës

Ekonomia shqiptare po rimëkëmbet më shpejtësi këtë vit, pasi të ardhurat në buxhetin e shtetin vijojnë të reflektojnë një situatë pozitive me rritje të fortë të tyre.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë së për 9-mujorin e këtij viti në arkën e shtetit kanë hyrë në total 367 miliardë lekë, rreth 58.8 miliardë lekë apo rreth 483 milionë euro më shumë se një vit më parë, kur ky zë u godit fort si pasojë e pandemisë.

Ecuria e mirë e të ardhurave është ndikuar pothuajse nga të gjitha zërat, ku rritjen më të madhe e kanë shënuar arkëtimet nga kontributet shoqërore e shëndetësore 7.7 miliardë lekë, si dhe taksat e punës.

Efekti në zgjerimin e fortë të tyre lidhet me taksat mbi deklaratën vjetore të të ardhurave që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm duke i dhënë shtetit mundësinë të arkëtojë më shumë para edhe si rrjedhojë e përfshirjes në këtë detyrim edhe të dy punësuarve.

Më shumë para janë mbledhur edhe nga tatimi mbi fitimin duke reflektuar edhe një ecuri më të mirë të aktivitetit të sipërmarrjes këtë periudhë si dhe taksat nacionale, ku peshën më të madhe gati gjysmën e saj e zë taksa e qarkullimit që rëndon edhe mbi karburantet.

Rritja e volumit në import të këtyre të fundit, cigareve kryesisht apo edhe makinave të përdorura ka sjellë edhe një shtim të të ardhurave nga akciza për 9-mujorin duke e çuar totalin e tyre në 37.9 miliardë lekë.

Ndërsa TVSH-ja apo taksa e konsumit ka parë një tkurrje përgjatë 9-mujorit me rreth 16.5 milionë euro, ndikuar së tepërmi nga vala e rritjes së fortë të çmimeve në vend, çka ka bërë që konsumatorët të reduktojnë shpenzimet e tyre, edhe prej pasigurive të pandemisë.

Ndërsa financat kanë lëshuar dorën në kahun e shpenzimeve publike që për 9-mujorin panë një rritje të madhe me gati 35.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.