Tashmë certifikata e pronësisë do t’u vijë ndryshe. Kadastra shpjegon risitë në dokumentacion
Kadastra shqiptare njofton se Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin e certifikatës së regjistrimit të pronësisë. Në vendim thuhet se kjo është bërë për të paraqitur në mënyrë më të saktë dhe më të plotë të dhënat kadastrale, referuar dokumentacionit tekniko-ligjor.
“Të nderuar qytetarë! Mos u shqetësoni nëse fragment harte kadastrale, kartelë e pasurisë së paluajtshme apo certifikata e regjistrimit të pasurisë do t‘ju vijë ndryshe! Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, date 7.10.2020 “Per miratimin e modeleve te akteve kadastrale dhe te dhenave ne permbajtje te hartes kadastrale“, kanë ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe të tjera që lëshohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Bashkëlidhur gjeni këtu edhe Vendimin e KM-së dhe dokumentet që do të vijnë ndryshe në formë, por jo në përmbajtje: http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:782:07.10.2020
Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale, referuar dokumentacionit tekniko-ligjor të përcaktuar në Ligjin 111/2018 dhe ligjin 20/2020 për proceset kalimtare.
Ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Palujatshme për pronarët/personat fizikë dhe/ose persona juridikë. Këtu do të gjeni edhe modelin e ri të këtyre dokumenteve që kanë ndryshuar.
Do t‘ju luteshim të na mirëkuptoni për kohën që do të marrë ky ndryshim, pasi çdo gjë e re kërkon kohën e saj për t‘u mësuar, si nga qytetarët që aplikojnë, por edhe punonjësit e Kadastrës që do kenë një tjetër format”, thuhet në njoftim.
Sorry, the comment form is closed at this time.