Tapë në timon, arrestohet shoferi në Korçë

Një shofer është arrestuar në Korçë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit K. J., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur”, thotë policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për një 43 vjeçar, banues në fshatin Symiz, Maliq, pasi u kap duke kryer punime pa leje.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.