“Tapë” në timon, 62-vjeçari përplas “Benzi-n” në Korçë, arrestohet nga policia

Një 62-vjeçar me iniciale S.J ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi ka drejtuar automjetin e tij nën efektin e alkoolit, e për pasojë ka përplasur një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, ku për fat të mirë pati vetëm dëmë materiale.

Njoftimi i plicisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. J., 62 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Ford”, në  hyrje të fshatit Pendavinj, Maliq, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. M., duke  shkaktuar dëme materiale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.