Takim për Giacomo Vrionin, çfarë po planifikim Juventusi

Giacomo Vrioni pritet të shitet nga Juventusi. Ditën e sotme në skenë ka dalë edhe Cremonese, e ngjitur në Serie A.

Ndër të tjera nga Italia mësohet se në Milano ka pasur një takim të menaxherit të Vrionit, Silvio Pagliari, me drejtuesit e Juventusit.

Bardhezinjtë po planifikojnë të shesin dhe dëshira është që ta transferojnë jashtë Italisë.

Vrioni spikati në Austri me fanellën e Tirol, duke shënuar 19 gola, aq sa Karim Adeyemi me të cilin ndau “Këpucën e Artë”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.