Sulmohet ambasada shqiptare në Serbi

Një incident është shënuar dje pranë ambasadës shqiptare në Beograd.

Gazeta “Shqip” mëson se një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, por fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz.

Në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës.

Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi kur serbët e Veriut të Mitrovicës i pritën me sulme zyrtarët doganorë të Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.