Sulme nga të sëmurët mendorë, 11 ngjarje kriminale

Mesditën e kësaj të enjte në Kavajë një 43 vjeçar me problem të shëndetit mendor plagosi me gërshërët që kishte marrë në berberhanë një 55 vjeçar për motive të dobëta. Pas ngjarjes autori u shtrua në spitalin psikiatrik ndërsa i plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij viti në të gjithë vendin ka pasur 11 raste të personave me problem të shëndetit mendor që kanë konsumuar vepra penale kryesisht plagosje dhe zjarrvënie. Për këtë arsye drejtoria e përgjithshme e policisë I ka kërkuar çdo komisariati të evidentojë gjithë personat që vuajnë nga këto sëmundje.

“Kemi një legjislacion të mangut përsa i përket trajtimit të perdsonave me sëmundje mendore që kryejnë vepra penal. Në këtë situatë përgjegjësinë për të trajtuar këta individë pasi bëhen autorë të veprave penale e kanë familjarët që janë dhe kujdestarë të tyre të cilët duket tu japin mjekimin e detyruar.” tha avokati Jordan Daci.

Për shkak të situatës së tërmetit e pandemisë është vërejktur se kemi një dyfishim të rasteve të personave që kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor të cilët duke mos marrë trajtimin e duhur janë një rrezik potencial për veten e tyre, të afërmit por edhe për komunitetin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.