Studimi i Facebook: Instagram nuk është i mirë për adoleshentët

Instagram nuk është i mirë për adoleshentët: ky është rezultati i një kërkimi të brendshëm nga Facebook, që zotëron platformën, i paraqitur në Wall Street Journal.

Në veçanti, sipas hulumtimeve të brendshme, një në tre përdorues të rinj zhvillojnë çrregullime të perceptimit të trupit të tyre, ndërsa të tjerët besojnë se platforma u shkakton shqetësime dhe rritje të tendencave depresive.

Wall Street Journal i mori rezultatet e hulumtimit të kryer nga Facebook nga viti 2019 e tutje.

“32% e adoleshenteve thanë se kur ishin ndjerë keq në lidhje me trupin e tyre, Instagram i kishte bërë të ndiheshin edhe më keq”, raportuan studiuesit.

Sidoqoftë, Facebook thuhet se ka luftuar për ta trajtuar problemin.

Gjithashtu, kanë rrjedhur informacione në muajt e fundit, se kompania dëshiron të krijojë një version të Instagramit për “nën 13 vjeç”.

Në një postim zyrtar, shefja e politikës publike në Instagram, Karina Newton, shpjegoi se kompania po kërkon mënyra për të larguar përdoruesit nga lloje të caktuara të postimeve dhe përmbajtjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.