studimi nenat foshnjat

STUDIMI/ Foshnjat e lindura nga gratë me COVID-19 kanë…

Një studim i ri ka zbuluar se gratë shtatzëna nuk kishin shumë gjasa të përjetojnë simptomat më të këqija të COVID-19 dhe, gjithashtu, se foshnjat e lindura nga nënat e infektuara me virus kanë antitrupa.

Studimi i realizuar me 16 gra shtatzëna është publikuar së fundmi nga Rrjeti i Studimeve të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Singapor. Siç shkruan RT (https://www.rt.com/news/510071-singapore-babies-study-covid19/), studiuesit nuk gjetën prova që koronavirusi mund të transmetohet nga nëna tek foshnja.

Një tjetër zbulim pozitiv ishte se, nga 5 foshnjat e lindura para se të botohej studimi, të gjithë kishin lindur me antitrupa të COVID-19. Megjithëse studiuesit nuk janë të sigurt se ç’nivel mbrojtjeje do t’u ofronte kjo atyre kundër virusit.

Studimi zbuloi gjithashtu se koronavirusi nuk ishte më i dëmshëm për gratë shtatzëna, në raport me popullatën e gjerë.

“Rezultatet e studimit ishin siguruese”, theksoi Rrjeti i Studimeve të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Singapor, përmes një deklarate.

Asnjë nga gratë nuk vdiq nga virusi, por të gjitha u rikuperuan plotësisht.

Sidoqoftë, dy nga gratë i humbën foshnjat e tyre dhe studiuesit thanë se, një nga rastet mund të ketë qenë si rezultat i ndërlikimeve të COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se gratë shtatzëna mund të preken keq nga infeksionet e frymëmarrjes dhe i këshillon të marrin masa paraprake. Por OBSH thotë po ashtu se, nuk ka asnjë provë që COVID-19 mund të transmetohet nga nëna tek fëmija i saj, një qëndrim që është përforcuar nga studimi i publikuar së fundi në Singapor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.