Studentët i shkruajnë ministrisë: Të kthehemi në auditorë
10 mijë studentë kanë nënshkruar peticionin për hapjen e auditorëve për seminare, praktika dhe punë laboratorike.
Firmat janë dorëzuar këtë të martë në Ministrinë e Arsimit, me kërkesën për t’u kthyer fizikisht në fakultete edhe për provimet.
Mijëra studentë kundërshtojnë provimet online, pasi sipas tyre, krijon pabarazi.
Ndërkaq, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar një ditë më parë, se po shqyrton situatën së bashku me Ministrinë e Arsimit, për hapjen ose jo të auditorëve, dhe do të ketë një vendim brenda kësaj jave.
Sorry, the comment form is closed at this time.