Studentët, në auditore edhe me test PCR/ Rektori i UT: Mbi 50% janë vaksinuar

Studentët e pavaksinuar do të kenë mundësi të ndjekin leksionet dhe seminaret në auditoret e Universitetit të Tiranës, por vetëm nëse paraqesin një test PCR që vërteton se janë të painfektuar. Njoftimi u dha këtë të premte nga rektori Artan Hoxha, i cili tha se nuk do të ketë më shtyrje të vitit akademik.

“Thelbi është të dihet nëse janë të infektuar apo bartës të virusit. Mjafton të paraqesin një dokument PCR, apo edhe ato që nuk duan ta bëjnë vaksinën do të lejohen në auditore me test PCR”.

Sipas rektorit, procesi i vaksinimit mund të vijojë paralelisht me atë mësimor pasi në çdo fakultet do të ketë qendra vaksinimi.

“Me këtë rritje që UT ka me vaksinimin, me ndërgjegjësimin që ata kanë, dhe me mundësinë që u kemi dhënë besojmë se procesi i vaksinimit do ecë normalisht dhe paralel. Besojmë se studentët do te vaksinohen. Mbi 50% e studentëve janë të vaksinuar. Por studentët nuk kanë ardhur akoma, dhe ato që vijnë nga rrethet besojmë do të vaksinohen”.

Viti i ri akademik do të nisë në 14 Tetor për nivelin Bachelor dhe në 10 Nëntor për atë Master dhe në to nuk do të aplikohet mësimi online.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.