Stresi nuk tërhiqet nga protesta: Dorëzoni Ardi Veliun (Video)

Këngëtari Stresi nuk tërhiqet nga protesta. Pas intervistës që realizoi për një nga mediat në Kosovë, ai ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video, teksa shihet duke u kthyer në Tiranë.

Krahas pamjeve, këngëtari shprehet se nuk do të ndalojë së protestuari dhe se do të jetë i fundit që do të përfundojë protestën për Klodian Rashën.

Ndërsa bën thirrje për dorëheqjen e Ardi Veliut, ai ka falenderuar edhe presidentin Ilir Meta që doli në mbështetje të protestës.

“Me u Dorzu se kem në Gjak ! Nëse dorëzohemi fiton kupola mafias. Dorëzoni Ardi Veliun, mos të ndalojnë protestat edhe une i bashkangjitem prapë protestës me ju, nuk kisha se si t’ju leja vetëm, e nisa i pari, do e përfundoj i fundit bashkë me Popullin Shqiptar. Faleminderit edhe Presidentit Shqiptar që u bashkua me kauzën tonë”, shkruan Stresi.

Video në linkun më poshtë

https://fb.watch/2kQX6Ow8JU/

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.