Pacientët thyejnë xhamat e urgjencës

Një situatë kaotike është krijuar sot pasdite në urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se pacientët kanë thyer edhe xhamat e portës kryesore.

Shkak duket se ishte fluksi i lartë i pacientëve që nuk marrin shërbim. Më shumë se 30 persona ndodheshin në radhë, ndërkohë që në urgjencë është vetëm një mjek në turn.

Shumë qytetarë janë në radhë në stolat e urgjencës, ndërkohë që nuk mungojnë as rojet e sigurisë, që përpiqen të ç’tensionojnë situatën.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, që ka bërë shoqërimin e personit që ka thyer xhamin e urgjencës.

Mungesa e kapaciteteve dhe stafeve mjekësore ka bërë që në jo pak raste, qytetarët të detyrohen të konfliktohet me personelin mjekësor, për shkak të vonesave në marrjen e ndihmës së parë.

Jo vetëm në Durrës, por edhe në urgjencën e Tiranës, kapacitetet pritëse janë shumë më të ulëta sesa fluksi i pacientëve, çka detyron që në shumë raste, persona me klinikë të rëndë mjekësore të presin në karrige për të marrë ndihmën e parë.

Veçanërisht në stinën e verës, urgjenca e qytetit të Durrësit pret më shumë pacientë se zakonisht, për shkak të numrit të lartë të turistëve që akomodohen në qytetin bregdetar. E padyshim kjo do të kërkonte dhe një rritje të stafeve mjekësore, gjë që në fakt duket se nuk ka ndodhur në Durrës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.