Spiropali bën thirrje: Vaksinohuni, mos dëgjoni të marrët nëpër ekrane

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër Covid. Ajo u shpreh se nuk duhet të bien pre e deklaratave që bëhen nëpër ekrane sepse në këtë mënyrë do të dëmtohen rëndë.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë të vaksinohen. Të mos dëgjojnë të marrët nëpër ekrane që nuk e di si lejohen sepse dëmtohen rëndë.

Por është e rëndësishme t’i bashkohemi përpjekjes së autoriteteve shtetërore në këtë luftë të përbashkët. Kemi plan t’i ndërtojmë të gjitha shtëpitë deri në fund të vitit 2022. Nuk kemi ndërmend të biem pre e asnjë foltorje”, u shpreh Spiropali.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.