Specialistja e ISHP-së: Priten të vaksinohen mbi 500 mijë individë

560 mijë individë priten të vaksinohen me mbërritjen e 1.2 milionë dozave të siguruara përmes “Covax”, por ende nuk ka një emër konkret se cila vaksinë do të vijë në Shqipëri. Specialistja e ISHP-së Marjeta Dervishi deklaroi në studion e televizionit A2 CNN se, Ministria e Shëndetësisë është në tentativa për të bashkëpunuar edhe me ofertues të tjerë të Bashkimit Evropian për vaksinën anticovid.

“Është bërë pagesa 3.9 milionë dollarë për 1.2 milionë doza dhe do të vaksinohen 560 mijë individë. Ministria e Shëndetësisë është në tentativa edhe me ofertues të tjerë nga BE për të lidhur kontrata të reja për vaksinën anticovid. Nuk kam një emër konkret se cilën vaksinë do të marrim ne, por jemi në tentativa për të bashkëpunuar me ofertues të tjerë. Mendoj që bëhet fjalë për një proces dinamik që do informoheni në momentin e parë të mundshëm”, u shpreh Dervishi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.