SPAK: Në orën 18:00 do të jemi te kryesia e Kuvendit
Ditën e djeshme SPAK kërkoi nga Kuvendi të lejojë arrestimin e deputetit socialist, Alqi Bllako, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre me inceneratorin e Fierit, ku përfitoi mbi 14 milionë lekë. Kësaj kërkese Kuvendi iu përgjigj me mbledhjen e Këshillit të Mandateve sot në orën 18.00.
SPAK ka konfirmuar se pasditen e sotme do të jenë në kryesinë e Kuvendit në orën 18.00 për zhvillimin e mbledhjes.
“Do jemi në Kuvend në orën 18.00 për ne nuk ka dorëheqje në rrjetet sociale, por të njoftohemi zyrtarisht nga parlamenti”, thotë SPAK.
Sorry, the comment form is closed at this time.