SPAK merr nën hetim privatizimin e “Partizanit”. Paditet Berisha, Malltezi, Imami dhe Gjunkshi
Kallëzimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për privatizimin e Kkmpleksit Sportiv “Partizani” ka shënuar një zhvillim të ri.
“Top Channel” mësoi se, SPAK e ka regjistruar si procedim penal këtë kallëzim, që tashmë mban numrin 287/2020. Shorti për ta hetuar atë i ka rënë prokurores Enkeleda Millonai.
Të kallëzuarit janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë “Berisha”, përfshirë Jamarbër Malltezi (dhëndrin e Berishës), përfitues direkt i kësaj prone, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare, bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.
Ditën e dorëzimit në SPAK të kësaj padie, Balla tha: “Një pronë me rreth 10.000 metra katrorë, mu në qendër të Tiranës, në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptar do ta vlerësonte, është një pronë me 10.000 m2, duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro dhe kjo është blere më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë”.
Sorry, the comment form is closed at this time.