SPAK kërkon ndihmë, nevojitet të shtohen hetuesit e BKH

Fluksi i krijuar nga vonesat për plotësimin me 15 prokurorë të SPAK, ngritjen e BKH dhe mos plotësimin ende të Byrosë me numrin prej 60 hetuesish, ka bërë që çdo prokuror i posaçëm ka mesatarisht nën hetim 40 çështje.

Një monitorim 20-mujor i ACQJ ndaj strukturës antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar ngriti si problematikë trashëgiminë e dosjeve të vjetra nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ritmet e ulëta të SPAK për të hapur hetime me iniciativën e vetë prokurorëve.

Bazuar në të dhënat e detajuara të çështjeve nën hetim dhe të dërguara në gjykim nga SPAK gjatë kësaj kohe rekomandohet jo vetëm rritja e numrit të prokurorëve por edhe e numrit të hetuesve të BKH, si dhe këshilla që SPAK të përfundojë sa më shpejt procedurat për stafin ndihmës administrativ dhe shpërndarjen e buxhetit të parashikuar.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.