SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Dritan Dajtit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit, autorit të masakrës së Durrësit, ngjarje ku mbetën të vrarë katër efektivë policie.

Sipas “Top Channel”, kërkesa është në bazë të Operacionit Forca e Ligjit, i cili më herët ka kërkuar vendosjen nën sekuestro të pasurive të Dajtit.

Ende nuk dihet se cilat pasuri të të dënuarit me 25 vite burg pritet të sekuestrohen, por mësohet se bëhet fjalë vetëm për 6 prej tyre.

Gjatë ditës së sotme pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK nga Gjykata e Posaçme.

OFL ra në gjurmët e Dajtit në shkurt të vitit të kaluar.

Dritan Dajti ndodhet aktualisht në burgun 302, në Tiranë, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ia hiqte burgimin e përjetshëm dhe t’ia konvertonte atë në 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i mbeten edhe 15.

Dajti akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.