“Gërdeci”/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO për Mediun

SPAK ka vendosur të ankimojë vendimin e GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë.

Një javë më parë, GJKKO hodhi poshtë kërkesën për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Mediu për shpërthimin në Gërdec në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Rihetimi i Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.

Kërkesa e SPAK erdhi pas depozitimit të kërkesës së Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindër të një prej viktimave të Gërdecit që humbi jetën në moshën 7-vjeçare. Sipas tyre, çështja “Gërdeci” është hetuar nga një ‘bandë’, ndaj kërkuan që të vendoset drejtësi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.