Sot nuk zhvillohet protestë, por ja çfarë bën policia në shëtitoren “Murat Toptani”
Pas shtatë ditësh radhazi, sot nuk është zhvilluar protestë për vrasjen e Klodian Rashës, në kryeqytet apo dhe në rrethe.
Pavarësisht kësaj, policia ka marrë masa paraprake që të mos ketë grumbullime dhe tubime.
Forcat policore janë vendosur në mbrojtje të institucioneve më të rëndësishme shtetërore si Kryeministria dhe Ministria e Brendshme.
Situata në kryeqytet është e qetë dhe nuk ka grumbullime. Autoboti i policisë ndodhet te rruga e Ministrisë së Brendshme dhe është në gatishmëri. Po ashtu, është bllokuar shëtitorja “Murat Toptani”.
Sorry, the comment form is closed at this time.