Ditëlindje në Holandë/ Rama, sot 58 vjeç

Kryeministi i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme, 4 korrik feston ditëlindjen. Rama feston 58-vjetorin e lindjes.

Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera në politikë.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku Lulzim Basha i PD i mori postin e kryebashkiakut të Tiranës me një diferencë të vogël votash.

Duhej të vinte viti 2013 që Edi Rama të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 ai mori edhe mandatin e tretë.

Por këtë herë, kryeministri Rama do ta festojë ditëlindjen larg familes së tij, pasoi ndodhet në Amsterdam.

Me batuta e ka komentuar ditën e sotme në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, ditën e djeshme, ku tha se se do të jetë një ditë e paharrueshme, pasi nuk do të festojë pranë familjes, por me kryeministrin Mark Rutte.

“Na vutë në pozicion të keq si shqiptarë, holandezët do e mendojnë sikur ne duam dhurata. Jo nuk kërkojmë dhurata. Nuk e di. Një gjë është e sigurt do jetë një ditëlindje e paharrueshme se në vend se të jem me familjen time në shtëpi, do jem vetëm për vetëm me Mark Rutte. Hera e dytë që kam ditëlindjen kështu, kam qenë njëherë me Angela Merkel në Elise dhe gjithë Ballkani ishte aty dhe përfundoi duke më kënduar të gjithë Gëzuar Ditëlindjen. Këto janë ato të mirat efektet e mira anësore të të qenit politikan”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.