Soreca takim me kryeprokurorin Çela: Me rëndësi hetimet mbi pastrimin e parave

Ambasadori i BE Luigi Soreca është takuar sot me Proklurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, teksa ka zbardhur vetë një pjesë të bisedës. Soreca përcjell mbresat e takimit në “Tëitter” ku shkruan se është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal.

“I gëzuar që u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe sfidat që na presin në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Pavarësia dhe profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. Është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova Prokurorin e Përgjithshëm për punën e bërë deri më tani dhe konfirmova mbështetjen e vazhdueshme të BE, si në nivelin teknik ashtu edhe në atë financiar, për punën e Zyrës së tij”, shkruan ambasadori Soreca. Te

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.