Sonte, nata e 6-ë e protestave. Policia dhe autobotët e ujit zbresin në terren

Një orë nga nisja e protestës së gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës, policia ka zbritur në terren.

Në anë të Kryeministrisë dhe disa vende të tjera janë vendosur autobotët me ujë Në disa akse të ndryshme të qytetit policia po ushtron kontrolle ndaj qytetarëve për mjete piroteknike apo sende të tjera të forta.

Pak orë më parë, Policia e Shtetit bëri të ditur me anë të një njoftimi për media se, nuk do të tolerohet asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.

Ajo u bëri apel qytetarëve të mbajnë parasysh kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për grumbullimet mbi 10 persona, si mbajtja e maskës dhe distanca fizike.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.