Sondazhi/ 92% e shqiptarëve: Qeverisja, e zhytur në korrupsion

92% e shqiptarëve mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion.

Në sondazhin e ”Euronews Albania”, thuhet se vetëm 0.4% e qytetarëve mendojnë që nuk ka korrupsion, ndërsa 6.9% mendojnë se ka pak korrupsion.

Nga ana tjetër, 34.6% mendojnë se ka shumë korrupsion dhe për 52% ka korrupsion total.

Pothuajse 91.8% e shqiptarëve mendojnë se në qeverisje ka shumë korrupsion ose korrupsion total.

Shumica dërrmuese e qytetarëve mendojnë që shteti është i korruptuar. Ata shohin si prioritet ekonominë (53,1%).

Shqetësimi i dytë është papunësia me 49,2% ndërsa korrupsioni vjen i treti më 46,5%.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.