Sondazhi/ 63% e shqiptarëve nuk kanë besim te Berisha
Sa besim keni te zoti Berisha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?
Mbi 14% e të anketuarve në sondazhin e RTV “Ora” dhe “Noto” janë përgjigjur se kanë besim te zoti Berisha, ndërkohë 63% nuk kanë aspak besim.
8.3% e të anketuarve kanë pak besim, ndërsa 13.9% kanë mjaftueshëm besim.
Për sa u përket anëtarëve të PD-së, 50.3% kanë shumë besim te zoti Berisha dhe 12.2% nuk kanë aspak.
Mjaftueshëm besim kanë 28.7% e tyre, ndërsa 8.8% kanë pak besim.
Nga zgjedhësit e LSI, 77.9% e tyre janë përgjigjur se nuk kanë aspak besim te Berisha, ndërkohë që vetëm 0.4% e tyre kanë shumë besim.
Mes të anketuarve. 21.7% kanë njaftueshëm besim, ndërsa pak janë 0%.
Në total, 67.9% e anëtarëve të PD-së kanë shumë besim te zoti Berisha, ndërsa vetëm 4.9% e tyre janë përgjigjur aspak.
Mjaftueshëm kanë 14.6%, ndërsa 12.6% e të anketuarve kanë pak besim.
Sorry, the comment form is closed at this time.