LAJMI I FUNDIT/ Situatë e tensionuar, protestuesit sulmojnë dy ministri, me thirrjet: Poshtë diktatura!

Protestuesit e zemëruar kanë sulmuar me gardhet metalike godinën e Ministrisë së Brendshme dhe atë të Financave.

Me thirrjet “Poshtë diktatura”, “polici fashiste”, ata kanë marrë një zjarrfikëse, duke hipur sipër saj.

Gjithashtu, kanë shkallmuar dhe dyert e ministrisë së Financave, duke thyer xhamat e qëlluar me sende të forta.

Protestuesit nuk janë vendosur në një pozicion por në disa pika të kryeqytetit duke sulmuar me gurë e sende të forta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.