Situatë e rëndë në Brazil, shkon në 500 mijë numri i të vdekurve nga Covid

Numri i vdekjeve si pasojë e Covid-19 ka kaluar 500,000 në Brazil, duke u bërë vendi i dytë me numrin më të lartë të botë. Ekspertët thonë se shpërthimi mund të përkeqësohet pasi vaksinimi është i ngadaltë.

Virusi vazhdon të përhapet ndërsa Presidenti Jair Bolsonaro refuzon të mbështesë masa si distancimi shoqëror.

Instituti shëndetësor Fiocruz thotë se situata është kritike. Vetëm 15% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar.

Presidenti Bolsonaro është kritikuar ashpër për mos zbatimin e një përgjigje të koordinuar kombëtare dhe për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, bllokimeve dhe kërkesave të mbajtjes së maskave, të cilat ka kërkuar t’i lirojë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.