Situata te “Air Albania”, nis futja e tifozëve në stadium

Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja finale e Conference League.

Përreth stadiumit ka forca të shtuara të policisë. Rrugët që të çojnë tek “Air Albania” janë të gjitha të bllokuara. Do të jenë fillimisht forcat e policisë që do të bëjnë kontrollin paraprak të tifozëve.

Sakaq, më pas steward e pozicionuar në hyrjet e stadiumit do të bëjnë kontrollin e imtësishëm të tifozëve të dy skuadrave. Tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.