Situata nga zjarret, Peleshi: Jemi në gatishmëri të plotë, denonconi keqbërësit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar mbrëmjen e sotme për sa i përket situatës shqetësuese me zjarre përreth vendit tonë në këto temperatura tepër të larta.

Niko Peleshi thotë se Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë në vendet ku janë aktive 8 vatra, si dhe janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë nëse situata përkeqësohet më tej.

Peleshi i bën thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i fton ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm.

“Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim.

Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm,” shkruan Peleshi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.