Dyfishohen rastet e reja me Covid, 5 humbje jete në 24 orë

Janë dyfishuar rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 995 raste të reja dhe 5 humbje jete. 

Informacioni i plotë

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga koronavirusi apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 995 qytetarë.

Janë 12,599 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me pesë qytetarë: Tre nga Tirana (64, 67 dhe 76 vjeç), një 64-vjeçare nga Vlora dhe një 64-vjeçare tjetër nga Lezha.

Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika-14 shtator 2021

Raste të reja ditore        995

Të shëruar në 24 orë      1010

Të shtruar në spitale       195

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 5,613

Testime totale              1,126,073

Raste pozitive               158,431

Raste të shëruara         143,279

Raste aktive                  12,599

Humbje jete                     2,553

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5308

Shkodër          1423

Durrës             1087

Fier                  1056

Vlorë               847

Lezhë              727

Elbasan           629

Berat               478

Korçë               315

Kukës              274

Gjirokastër      251

Dibër                204

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.