‘Kam hashash’/ Pranga shqiptarit të sinqertë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Romë, pasi gjatë ndalimit është kapur me marihuanë, që kishte si qëllim ta trafikonte.

Por ajo që ka habitur karabinierët është se në momentin që u pyet, shqiptari është treguar i sinqertë. Ai tha: Po, në çantë kam hashash.

Pas formaliteteve procedurale, i riu shqiptar u arrestua dhe me urdhër të drejtuesit në detyrë të Prokurorisë Publike vendase, u shoqërua në burgun Borgo San Nicola, në Leçe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.